Jo më shumë se 10 persona në një ambient/ Masat e reja anulojnë zhvillimin e seancave plenare

Masat e reja anti-COVID kanë prekur edhe seancat plenare. Kështu mësohet se nuk do të ketë parlament ditën e enjte, kjo pasi dalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në një ambient.

"Të nderuar kolegë, Në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020.

Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu, për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit. Puna në komisionet parlamentare vazhdon online", njofton Kuvendi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet